05 Gus Takimi i pare me mjekun gjinekolog
Nëse nuk keni qenë në gjendje të mbeteni shtatzënë pasi të keni provuar për më shumë se 6 muaj, disa teste mund të bëhen për të ndihmuar në gjetjen e arsyeve së infertilitetit.
•
Mjeku gjinekolog mund të kërkojë të kryhen disa ekzaminime siç janë:
– Nivelet hormonale
– Vlerësimi i materialit seminal tek partneri
– Ekografia e organeve riprodhuese (vezoret, tubat e falopit dhe mitra)
Gjatë ekzaminimit të mitrës, mjeku sigurohet që të gjejë shkaktarët e infertilitetit tek femra që mund të parandalojë fertilizimin e vezës, implantimin e vezës së fekonduar (embrionit) dhe rritjen në kavitetin uterin.
•
Për më tepër informacione, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333.