4 këshilla për shëndetin para dhe pas shtatzënisë

4 këshilla për shëndetin para dhe pas shtatzënisë

Shëndeti i nënës është primar për bebet si në bark ashtu dhe pas lindjes.

Ja 4 këshilla kryesore në lidhje me të ushqyerit në shtatzëni dhe pas saj:

1-Gjatë shtatzënisë ju nevojiten rreth 200-300 kalori shtesë në ditë. Shtatzënia krijon nevojë shtesë për disa lëndë ushqyese, duke përfshirë hekurin, kalciumin, jodin dhe shumë vitamina.

2-Në një dietë të shëndetshme shtatzënie, rekomandohet përfshirja e frutave dhe perimeve të freskëta, ushqime me fibra dhe 2-3 porcione peshku me pak merkur çdo javë.

3-Kini kujdes kur konsumoni ushqime të konservuara. Ndiqni dhe lexoni sa më tepër artikuj për ruajtjen e sigurt të ushqimit.

4-Hidratimi është gjithashtu i rëndësishëm. Shumë nëna të reja dehidratohen pasi janë të zëna me kujdesin për fëmijën e tyre.
Rekomandohet të pini rreth 2 litra lëngje në ditë për të ruajtur hidratimin. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëse jeni duke ushqyer me gji.