23 Nën A e keni menduar ndonjëherë se bebushi juaj ëndërron?
A e keni menduar ndonjëherë se bebushi juaj ëndërron?
Gjumi i ndihmon të vegjlit tuaj të zhvillohen dhe të rriten sa më shpejt.
Gjatë muajve të parë të jetës lëvizja e shpejtë e syve është më e zhvilluar tek bebet sidomos në dy javët e para të lindjes sepse përpunojnë informacionet që marrin gjatë ditës.
Ju nuk mund ta dini nëse i vogli juaj po ëndërron apo jo, edhe kur ju dëgjoni psherëtima ose shihni qepallat e tyre duke u tundur. Gjithsesi gjatë gjumit, truri i tyre është ende shumë aktiv.