
05 Nën A është e sigurt të konsumoni mjaltë gjatë shtatzënisë?
Ju mund të keni dëgjuar se nuk është e sigurt të konsumoni mjaltë pasi mund të dëmtojë fetusin por kjo nuk ështe e vertetë.
Sistemi tretës i shtatzënës mund të përballojë normalisht bakteret që mund të gjenden tek mjalti dhe toksinat e tyre nuk ka të ngjarë të kalojnë placentën e cila shërben si barrierë midis nënës dhe fëmjës.
Nga ana tjetër ka disa përfitime që vijnë nga përdorimi i mjaltit:
- Rrit sistemin imunitar: ka karakteristika antibakteriale, antivirale, antiinflamatore dhe antioksiduese.
- Ka efekt hipnotik: ndihmon në problemet me gjumin.