31 Kor A është I sigurt noti në pishinë?
Noti është aktiviteti më perfekt që mund të zhvillojë shtatzëna dhe pishinat janë një vend i sigurt për këtë.
Nivelet e klorit në pishina janë të tilla që të eliminojnë bakteret e dëmshme për njeriun. Në dozat që përdoret në këtë rast, klori nuk shfaq rrezik të drejtpërdrejtë për fetusin.
Sigurisht që zgjedhja e pishinës duhet të bëhet duke pasur parasysh dhe kushtet e përgjithshme higjenike të vendit. Do të ishte mirë që ajo të jetë sa më pak e populluar edhe për të shmangur përplasje të barkut të shtatzënës me njerëz të tjerë.
Disa këshilla të tjera janë:
– Qëndroni e hidratuar. Ngaqë jeni në ujë mund të mos e ndjeni që po djersisni, pra sigurohuni që të pini ujë para dhe pasi të dilni nga pishina.
– Mos u zhysni. Fëmija nuk është i mbrojtur nga ulja e presionit të ajrit, prandaj zhytjet mundet ta dëmtojnë atë.