A janë të sigurta produktet kundër mushkonjave në shtatzëni?

A janë të sigurta produktet kundër mushkonjave në shtatzëni?

Po, këto produkte janë të sigurta kur jeni shtatzënë, madje këshillohet që të përdoren për tu mbrojtur përveçse ndaj pickimeve edhe ndaj viruseve që mund të transportohen nga mushkonjat.

Mund të kontrolloni përqindjen e përbërësit aktiv DEET, e cila tregon se për sa kohë do të zgjasë efekti i saj. Sa më i lartë përqëndrimi (deri në 30%) aq më rrallë do ju duhet ta përdorni.

Në qoftë se do të jeni jashtë dhe në kontakt me rrezet e diellit, aplikoni fillimisht kremin e diellit të përshtatshëm për shtatzënën dhe sipër larguesin e mushkonjave. Kini parasysh se ju duhet të aplikoni më shpesh kremin mbrojtës pasi efekti mbrojtës i tij SPF ulet  kur bie në kontakt me DEET-in e sipër përmendur.