A mund të parashikohet menopauza ?

A mund të parashikohet menopauza ?

Menopauza është një periudhë ndryshimesh në jetën e një gruaje që fillon kur vezoret e saj nuk prodhojnë më vezë. Kur kjo ndodh, ulet aktiviteti menstrual, deri në ndërprerjen e plotë të menstruacioneve. Gjithashtu, shoqërohet me uljen e hormoneve femërore estrogjen dhe progesteron.

Çdo grua e përjeton ndryshe menopauzën. Tek disa aktiviteti menstrual ndërpritet në mënyrë të menjëhershme dhe tek disa të tjera ulet gradualisht deri në ndërprerjen totale. Kjo ulje graduale mund të zgjasë deri në 3 vjet.

Përgjithësisht gratë arrijnë menopauzën rreth moshës 45-55 vjeç. Por mund të ndodhë edhe shumë herët rreth të 30-ave ose të vonojë derisa gruaja arrin të 60-tat në disa raste.

 

Për të parashikuar përafërsisht moshën kur do të fillojë menopauza ndihmon njohja e niveleve të hormonit AMH e ndjekur nga njohja e nivelit të hormonit FSH dhe të estrogjenit. Mosha dhe duhanpirja, në mënyrë të pavarur, kontribojnë në parashikimet që bën AMH-ja.