ABDOMENI PAS SHTATZANISE

ABDOMENI PAS SHTATZANISE

Muskujt abdominal të cilët duken si dy fasha paralele lidhem me njeri – tjetrin me anë të muskulit rectus. Por gjatë shtatzënisë këto dy muskuj janë në një gjendje të tensionuar për shkak të uterusit që rritet vazhdimisht.

Pas lindjes disa gra kanë një gjendje të quajtur diastasis rectis pra distanca mes dy muskujve është ende e largët pasi muskujt tashmë janë të dobësuar.

Kjo gjendje ndodh më shpesh në shtatzënitë e shumëfishta, tek gratë me trup të vogël dhe fëmijë me peshë të madhe apo tek gratë me moshë më të madhe se 35 vjeç.

Diastasis recti mund të vështirësojë kryerjen e aktiviteteve të përditshme. Pas shtatzënisë gratë mund të kryejnë ushtrime specifike për të forcuar muskujt e barkut ose në rastet më të rënda mund të nevojitet kirurgjia për të korigjuar muskulin e lëshuar.