Abort

Abort

Abort quhet ndërprerja e shtatzënisë përpara javës së 24-t, kur fetusi nuk është i aftë të jetojë spontanisht.

Ndërprerja e shtatzënisë pas kësaj jave quhet lindje para kohe.
Aborti spontan mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh.

Anomalitë kromozomike të fetusit, infeksione apo patologji të sistemit imunitar mëmësor, defekte të formës së mitrës ose çrregullime hormonale.

Shumë gra kanë ndjenjën e fajit dhe dyshimin nëse kanë bërë diçka që ka ndikuar në humbjen e fëmijës.

Në fakt rreth 20% e shtatzënive janë të paracaktuara të shkojnë drejt abortit dhe shumica e shkaqeve nuk varen nga shtatzëna.