Abortet e Perseritura

Abortet e Perseritura

Termi abort i përsëritur i referohet të paturit të tre aborteve të një pas njëshme përpara javës së 24-t të shtatzënisë.

Abortet spontane ndodhin në rreth 15% të shtatzënive.
Shkaqet kryesore të aborteve mund të jenë:
🔹Anomalitë kromozomale tek prindërit
🔹Hipotiroidizmi i patrajtuar
🔹Diabeti
🔹Ndryshime anatomike të uterusit
🔹Problemet e trombofilisë
🔹Çrregullimet endokrine
🔹Probleme imunologjike.

Edhe pse dihen shkaktarët e mundshëm të një aborti rreth 33% e aborteve nuk mund të shpjegohen.