ABORTI MEDIKAL

ABORTI MEDIKAL

Aborti medikal është një mënyrë e sigurtë për të ndaluar shtatzëninë e hershme.
Pilulat e abortit të administratuara nga mjeku gjinekolog janë dy. Medikamenti i parë bllokon hormonin progesteron, ndërsa medikamenti tjetër ndihmon në kontraktimin e placentës duke bërë që embrioni të dalë në rrugë vaginale dhe shtatzënia të ndalohet.
Përpara dhe pas procedurës duhet të kryhet vizita tek gjinekologu për të shmangur komplikimet në shtatzënitë e mëvonshme.

Arsyet e kryerjes së abortit janë personale dhe mund të jetë zgjidhje për të përfunduar një shtatzëni të padëshiruar apo rastet e një gjendjeje mjekësore që e bën vazhdimin e një shtatzënie të rrezikshme për jetën.

Kryerja e abortit ka ndikim në shëndetin emocional dhe psikologjik. Në rastet kur merret në konsideratë kryerja e kësaj procedure duhen pasur parasysh efektet anësore, risqet e mundshme apo komplikimet.