Aborti medikal

Aborti medikal

Aborti medikal është një mënyrë e sigurtë për të ndaluar shtatzëninë e hershme. Kjo procedurë konsiston në përdorimin e medikamenteve për të ndaluar një shtatzëni gjatë tremujorit të parë të barrës.
Pilulat e abortit të administratuara nga mjeku gjinekolog janë dy. Medikamenti i parë bllokon hormonin progesteron, ndërsa medikamenti tjetër ndihmon në kontraktimin e placentës duke bërë që embrioni të dalë në rrugë vaginale dhe shtatzënia të ndalohet.

Përpara dhe pas procedurës duhet të kryhet vizita tek gjinekologu për të shmangur komplikimet në shtatzënitë e mëvonshme.

Kryerja e abortit ka ndikim në shëndetin emocional dhe psikologjik. Në rastet kur merret në konsideratë duhen pasur parasysh efektet anësore, risqet e mundshme apo komplikimet.