Aborti medikal

Aborti medikal

Aborti medikal është një procedurë e cila përdor medikamentet për të ndaluar një shtatzëni. Aborti medikal nuk kërkon procedurë kirurgjikale apo anestezi dhe mund të kryhet në shtëpi, por me vizita vijuese tek gjinekologu. Kjo metodë është një mënyrë e sigurtë dhe efikase gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Arsyet e kryerjes së abortit janë personale dhe mund të jetë zgjidhje për të përfunduar një abort të parakohshëm, për të përfunduar një shtatzëni të padëshiruar apo në rastet e  një gjendjeje mjekësore që e bën vazhdimin e një shtatzënie të rrezikshme për jetën.

Aborti mjekësor nuk ndikon në shtatzënitë e ardhshme, përveçse kur zhvillohen komplikime.

Kryerja e abortit ka ndikim në shëndetin emocional dhe psikologjik. Në rastet kur merret në konsideratë kryerja e kësaj procedure duhen pasur parasysh efektet anësore, risqet e mundshme apo komplikimet.