Acidi folik ne shtatzëni

Acidi folik ne shtatzëni

Acidi folik ose vitamina B9 cilësohet si një nga 13 vitaminat  esenciale, ajo nuk mund të sintetizohet në organizëm prandaj duhet marrë nga ushqimet ose në trajtën e suplementeve.

Marrja në sasi të mjaftueshme e acidit folik është veçanërisht e rëndësishme në gratë shtatzëna për rritjen e shpejtë të qelizave formuese të placentës dhe të bebit në zhvillim.

Mungesa e sasive të nevojshme të acidit folik tek shtatzënat mund të shoqërohet me një sërë problemesh. Për shëmbull, tek nëna mund të shfaqen anemia ose neuropatitë periferike. Ndërkohë ,tek fetusi  mund të shfaqen defekte të tubit neural, anomali strukturore ose defekte kongjenitale të zemrës.

Të dhëna të fundit tregojnë se suplemente të acidit folik të marra para ngeljes shtatzënë parandalojnë lindjet e parakohshme.