24 Maj Aktiviteti fizik në shtatzëni
Aktiviteti fizik në shtatzëni këshillohet të kryhet nga gratë të cilat kanë një shtatzëni pa komplikacione.
Tek një grua shtatzënë ushtrimet fizike ndihmojnë në:
-Mbajtjen e trupit të shëndetshëm dhe nxisin ndjesinë e të qënurit energjike
-Shtimin e peshës në masën e duhur
-Lehtësimin e disa parehative
-Menaxhimin e stresit dhe një gjumë të rehatshëm
-Uljen e rrezikut të diabetit gjestacional dhe preeklampsisë
-Përgatitjen e trupit për lindje
Disa nga aktivitetet më të këshilluara për gratë shtatzëna janë: noti, joga dhe ecja në natyrë.