05 Nën Aktiviteti në shtatzëni
Mbajtja e një rutinë të rregullt ushtrimesh gjatë shtatzënisë ju ndihmon të jeni të shëndetshme dhe të ndjeheni mirë.
Ushtrimet e gjimnastikës mund të përmirësojnë qëndrimin, dhimbjet e shpinës, parandalojnë diabetin gjatë shtatzënisë, ulin stresin dhe lodhjen.
Nëse keni probleme shëndetsore si astma, sëmundje të zemrës ose diabeti, këshillohet të konsultoheni më parë me mjekun tuaj i cili do ju orientojë mbi ushtrimet më të përshtatshme.
Aktivitetet më produktive dhe të sigurta janë noti, ecja në natyrë apo joga, pa sforco të mëdha dhe të udhëzuara nga një instruktor i çertifikuar.