07 Gus Alkooli dhe fertiliteti mashkullor
Efektet e alkoolit në ferilitet janë më të mëdha sesa mund të mendohet. Edhe sasi të konsideruara“ të vogla” mund ta dëmtojnë ferilitetin.
Vitet e fundit me rritjen e shkallës së infertilitetit janë bërë shumë studime për të parë sesa ndikon konsumimi i rregullt i alkoolit në këtë problematikë shoqërore.
Disa nga përfundimet e këtyre studimeve përsa i përket fertilitetit mashkullor janë:
- Meshkujt që konsumojnë rregullisht alkool kanë përqëndrim dhe lëvizshmëri më të ulët të spermës, njëkohësisht edhe shanse më të pakta për fertilizimin e vezës në rrugë natyrale.
- Në meshkujt me cilësi të dobët sperme, konsumimi i tepruar i alkoolit lidhet gjithashtu me uljen e përqindjes të spermatozoidëve me morfologji normale.
Pijet alkolike përmbajnë shumë sheqer. Sheqeri i tepërt ul fertilitetin duke çuar në prishjen e balancës hormonale, rezistencën ndaj insulinës, infeksionet mykotike, defiçencat në vitamina dhe minerale si dhe në dobësimin e imunitetit. Të gjitha këto dëmtojnë aftësinë riprodhuese si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.