14 Kor Amenorrhea
Amenorrhea është mungesa e menstrucioneve, shpesh e përkufizuar si humbja e një ose më shumë cikleve menstruale.
Amenorrhea primare i referohet mungesës së menstruacioneve tek vajzat deri në moshën 15 vjeçare.
Shkaqet kryesore janë ndryshimet hormonale gjithashtu edhe problemet anatomike.
Ndërsa anemorrhea sekondare konsiston në humbjen e tre ose më shumë periodave njëra pas tjetrës tek gruaja që ka patur një cikël të mëparshëm. Shkaktarët mund të jenë ndryshimet hormonale, përdorimi i holluesve të gjakut, antidepresantëve apo medikamenteve kundër alergjisë.
Simptomat kryesore që shoqërojnë këtë gjendje janë:
- Sekrecione qumështi nga gjoksi
- Tharje vaginale
- Dhimbje koke
- Çrregullime të shikimit
- Rritje e shtuar e qimeve në trup dhe fytyrë
- Dhimbje pelvike
- Akne.