Amenorrhea

Amenorrhea

Amenorrhea është termi që përdoret në rastet kur gruaja apo vajza adoleshente nuk ka cikël menstrual. Janë dy tipe:

-Primare: kur vajza nuk ka patur asnjë cikël menstrual deri në moshën 15 vjeçare apo brenda 5 viteve që janë shfaqur shenjat e pubertetit

-Sekondare: në rastet kur gjatë  një cikli menstrual të çrregullt, periodat ndalojnë ciklin e tyre për të paktën 3 muaj.

Simptomat kryesore që shoqërojnë këtë gjendje janë:

-Sekrecione qumështi nga gjoksi

-Tharje vaginale

-Dhimbje koke

-Çrregullime të shikimit

-Rritje  mbi normat e qimeve në trup dhe fytyrë

-Akne.

Gratë në mënyrë natyrale kanë mungesë të ciklit gjatë shtatzënisë, gjidhënies, menopauzës apo kur përdoren pilula kontraceptive por mungesa e menstruacione për mbi 3 muaj përbën një problem kompleks prandaj nevojitet këshillimi me mjekun gjinekolog.