AMH Hormoni Anti-Mullerian

AMH Hormoni Anti-Mullerian

AMH ose hormoni anti-mullerian është një test laboratorik që përdoret për të vlerësuar rezervën e ovariane ose numrin e vezëve të një gruaje. AMH prodhohet nga folikujt që gjenden në vezoret e gruas.
Vlerat e rritura të AMH (më shumë se 1 ng/mL) tregojnë se gruaja ka një rezervë ovariane normale, ndërsa një vlerë më e ulët se 1 ng/mL tregojnë se rezerva ovariane është e ulët.
Gratë me shumë folikuj të vegjël, të tilla si ato me vezore policistike (PCOS) kanë vlera të larta të hormonit AMH. Gratë që kanë pak folikula të mbetura dhe ato që janë afër menopauzës kanë nivele të ulëta të hormonit anti-mullerian.
Vlera e këtij testi është që gruaja e cila ka nivele të ulta të hormonit duhet të nisë një shtatzëni sa më shpejt nëse dëshiron një fëmijë pasi shanset fillojnë të zvogëlohen.