Amniocenteza

Amniocenteza

Amniocenteza mund të realizohet nga java e 15-të deri në javën e 20-të të shtatzënisë në rastet kur:

-Fetusi paraqet rrezikshmëri të lartë për sindromin Down apo sindroma të tjera.

-Ekografia tregon anomali të shoqëruara me çrregullime gjenetike

Por si ndodh?

Duke përdorur ekografinë si ndihmëse për të përftuar imazh, një gjilpërë e hollë kalon përmes abdomenit në lëngun amniotik që rrethon bebin. Në lëngun amniotik gjenden qeliza që kanë të njëjtën gjenomë me atë të bebit.

Merret vetëm një sasi e vogël likidi e cila analizohet në laborator .

Ky testim mund të tregojë edhe gjininë e fetusit.

Për të kryer amniocentezën pranë nesh, ose për të ndjekur shtatzëninë ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.