Amniocenteza

Amniocenteza

Amniocenteza kryhet nga java e 15-të deri në javën e 20-të të shtatzënisë dhe vlerëson nëse fetusi ka sëmundje gjenetike apo çrregullime kromozomike si sindroma Down, Patau apo Edwards.

Marrja e një sasie të vogël likuidi nga lëngu amniotik që rrethon fetusin kryhet me anë të një gjilpëre dhe ekografisë për të mos ndikuar në shëndetin e fetusit.

Jo të gjitha gratë duhet të kryejnë amniocentezën, ky testim nevojitet kur:
– Një testim prenatal (psh. Bitest) tregon për mundësinë e një sëmundje gjenetike të fetusit
– Një shtatzëni e mëparshme ka rezultuar me probleme gjenetike
– Gruaja ose burri kanë histori familjare me sëmundjet gjenetike si talasemia, fibroza cistike, distrofia muskulare, sindroma Edwards etj.

Për të kryer amniocentezën pranë nesh, ose për të ndjekur shtatzëninë ju mund të kontaktoni në numrat tel.
+355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.