Amniocenteza

Amniocenteza

Amniocenteza është një procedurë në të cilën merret një sasi lëngu amniotik nga uterusi me qëllim testimin. Lëngu amniotik mbron fetusin gjatë periudhës së shtatzënisë. Ky fluid përmban qeliza fetale dhe proteina.

Amniocenteza mund të kryhet për qëllime si:

-Testimi gjenetik si psh për sindromën Down

-Testimi i zhvillimit të mushkrive fetale nëse janë të maturuara mjaftueshëm

-Diagnostikimin e infeksioneve fetale

-Diagnostikimin e anemisë fetale apo sensibilitetin ndaj Rh (rhezus) kur nëna është Rh negativ

-Për të kryer analizën e atësisë

Për të kryer amniocentezën pranë nesh, ose për të ndjekur shtatzëninë ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.