30 Maj anemia ne shtatzeni
Gjatë shtatzënisë mund të zhvillohet anemia, e cila shprehet me uljen e furnizimin me oksigjen të indeve dhe bebit.
Në këtë periudhë, trupi prodhon më shumë qeliza të kuqe të gjakut dhe nëse nuk merren dozat e mjaftueshme ditore të hekurit apo nutrientëve të tjerë, trupi mund të mos jetë në gjendje të prodhojë sasinë e nevojshme të eritrociteve.
Anemia e lehtë mund të japë ndjesinë e lodhjes dhe në rastet më të rënda mund të rrisë komplikacionet siç është edhe lindja e parakohshme.
Simptomat më të shpeshta të anemisë gjatë shtatzënisë janë:
– Ngjyra e lekurës e zbehtë
– Flokët, thojntë dhe buzët të brishta
– Ndjesia e lodhjes
– Rrahje të shpejta të zemrës
– Probleme me përqëndrimin
– Marramendje