Anemia në shtatzëni

Anemia në shtatzëni

Gjatë shtatzënisë trupi ndryshon duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për fëmijën. Organizmi ka nevojë për më shumë gjak gjatë kësaj periudhe.

Si pasojë e rritjes së numrit të qelizave të gjakut, nevojiten më shumë elementë si hekuri, vitamina B12 dhe acidi folik, mungesa e të cilëve çon në shfaqjen e anemisë.

Anemia rrit mundësinë për transfuzion të gjakut pas lindjes por gjithashtu  mund të ndikojë në  lindjen e  fëmijës më herët ose nën peshë.

Për këtë arsye, është e nevojshme që gjatë shtatzënisë të bëhet monitorimi i vazhdueshëm i hemoglobinës dhe analiza e gjakut komplet.