12 Jan Anët pozitive të menstruacioneve
Ardhja e menstruacioneve përveçse tregon se nuk ka ndodhur një shtatzëni, ka një sërë përfitimesh në mirëqënien dhe shëndetin e gruas, për shëmbull:
- Jep informacione rreth shëndetit të përgjithshëm të organizmit. Probleme të metabolizmit, tiroides apo kockave mund të zbulohen ngaqë ato shoqërohen edhe me çrregullime të menstruacioneve.
- Organizmi pastrohet nga toksinat. Baktere dhe toksina të sistemit riprodhues largohen së bashku me menstruacionet.
- Ngadalëson plakjen. Humbja e hekurit gjatë periodave ngadalëson proçesin e plakjes dhe ul riskun e sëmundjeve të zemrës dhe Alzhajmerit.
- Ul presionin e gjakut. Periodat e rregullta shoqërohen me një risk të ulët për hipertension.
- Me nisjen e ciklit të ri, rriten nivelet e testosteronit dhe të libidos.