Aspirimi Testikular i Spermatozoideve (TESA)

Aspirimi Testikular i Spermatozoideve (TESA)

Ka raste kur mashkulli paraqet një azoospermi, mungesë totale e spermatozoideve në spermë, pasi kryen analizën e spermiogramës.

Arsyeja mund të jetë se spermatozoidët nuk prodhohen nga testikujt ose ka një bllokim të kanaleve që i transportojnë ato.

Në rastin e dytë, kjo mund të jetë shkaktuar nga një anomali e lindur e kanaleve spermatike ose nga një bllokim i tyre me origjinë nga infeksionet ose ndërhyrjet kirurgjikale në testikul, për shëmbull vazektomia.

Zgjidhja që ne ofrojmë në këtë rast është TESA, aspirimi i spermatozoideve direkt nga testikuli duke shkaktuar  shqetësimin më minimal tek pacienti.

Më pas këto spermatozoidë përdoren për të injektuar vezën në kushte in vitro me anë të metodës së fertilizimit intracitoplazmatik të asistuar, ICSI.