29 Maj ASPIRINA NË SHTATZËNI
Në përgjithësi aspirina nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë, përveç se në kushte të caktuara mjekësore.
Aspirina me dozë të ulët (60 deri 100 mg në ditë) mund të rekomandohet për gratë shtatzëna me aborte të përsëritura, çrregullime të koagulimit të gjakut dhe preeklampsi.
Sidoqoftë, përdorimi i dozave më të larta të aspirinës paraqet rreziqe të ndryshme si për shembull humbja e shtatzënisë, defektete kongjenitale apo bllokimin e eneve të gjakut në zemrën e fetusit gjatë tremujorit të tretë.
Nëse nevojitet marrja e aspirinës gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë, mjeku gjinekolog do të monitorojë nga afër nënën dhe bebin dhe do të vendosë nëse mund të përdoret aspirinë apo mund të sugjerojë përdorimin e rastit të acetaminofenit në vend të aspirinës.