Assisted hatching

Assisted hatching

Assisted hatching është një procedurë që përdoret në teknikën e fertilizimit in vitro (FIV). Kjo teknikë rrit mundësinë për implantim dhe rrit shanset e një shtatzënie.

Përreth vezës së pafertilizuar ekziston një mbështjellje glikoproteinike që mbron vezën dhe rregullon fertilizimin pas penetrimit të spermatozoidit e cila quhet zona pelucide.

Kjo shtresë qëndron deri në stadet e fundit të zhvillimit. Pas largimit të saj realizohet kontakti i drejtpërdrejtë i qelizave të fetusit të ardhshëm me muret e mitrës dhe ndodh implantimi i embrionit. Për të larguar zonën pelucide përdoret teknika e lazerit me saktësi të lartë.

Assisted hatching mund të kryhet tek:
– Embrionet e ruajtura në ngrirje
– Pacientet që janë në moshë më të rritur
– Pacientet që kanë patur tentativa të mëparshme të pa suksesshme me FIV.

Në klinikën tonë ne e aplikojmë Assisted hatching në të gjitha rastet e mësipërme, për t’ju dhënë pacientëve tanë shanset më të larta të mundshme për të arritur shtatzëninë.