ASSISTED HATCHING

ASSISTED HATCHING

Assisted hatching është një procedurë laboratorike që kryhet gjatë teknikës së fertilizimit in vitro.

Gjatë zhvillimit, embrionet e krijuar në laboratorin e FIV rrethohen nga një shtresë e quajtur zona pelucide.

Në rrugë natyrale, embrioni e largon vetë këtë shtresë gjatë rritjes, por për të rritur shanset e implantimit dhe për ti ardhur në ndihmë embrionit që të zhvillohet më tej embriologët me anë të lazerit kryejnë assisted hatching. Assisted hatching mund të kryhet tek:

  • Embrionet e ruajtura në ngrirje
  • Pacientet që janë në moshë më të rritur
  • Pacientet që kanë patur tentativa të mëparshme të pa suksesshme me FIV.

Në klinikën tonë ne e aplikojmë Assisted hatching në të gjitha rastet e mësipërme, për t’ju dhënë pacientëve tanë shanset më të larta të mundshme për të arritur shtatzëninë.

Në qoftë se dëshironi që të konsultoheni për procedurat e fertilizimit in vitro ju mirëpresim pranë Klinikës tonë. Ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për rezervuar një orar.