09 Nën Assisted hatching
Assisted hatching është një procedurë e fertilizimit in vitro (FIV) e cila lehtëson daljen e embrionit nga ‘zhgualli’ që e rrethon duke ndihmuar në procesin e implantimit.
Embrioni përreth vetes ka një shtresë të quajtur zona pelucide (ZP).
Pas largimit të saj realizohet kontakti i drejtpërdrejtë i qelizave të fetusit të ardhshëm me muret e mitrës duke realizuar implantimin e embrionit.
Ne në laborator, me anë të lazerit, ndihmojmë embrionin duke krijuar një vrimë të vogël në ZP dhe më pas embrioni transferohet në mitrën e gruas.
Assisted hatching mund të kryhet tek:
– Embrionet e ruajtura në ngrirje
– Pacientet që janë në moshë më të rritur
– Pacientet që kanë patur tentativa të mëparshme të pa suksesshme me FIV
Ne e aplikojmë Assisted hatching në të gjitha rastet e mësipërme, për t’ju dhënë pacientëve tanë shanset më të larta të mundshme për të arritur shtatzëninë.