Assisted Hatching

Assisted Hatching

Assisted hatching është një procedurë që mund të aplikohet në pacientët që i nënshtrohen procedurave të Fertilizimit In Vitro.

Assisted hatching ndihmon embrionin të largojë zonën pellucide, e cila rrethon embrionin dhe të implantohet në uterus duke rritur shanset për shtatzëni.

Embriologët e kryejnë këtë teknikë me anë të një lazeri i cili krijon një hapësirë të vogël dhe shumë të saktë në shtresën rrethuese të embrionit.

Assisted hatching mund të kryhet tek:
• Embrionet e ruajtura në ngrirje
• Pacientet që janë në moshë më të rritur
• Pacientet që kanë patur tentativa të mëparshme të pa suksesshme me FIV.

Në klinikën tonë ne e aplikojmë Assisted hatching në të gjitha rastet e mësipërme, për t’ju dhënë pacientëve tanë shanset më të larta të mundshme për të arritur shtatzëninë.

Për më tepër informacione kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333.