ASSISTED HATCHING

ASSISTED HATCHING

Assisted hatching është një procedurë që mund të aplikohet në pacientët që i nënshtrohen procedurave të Fertilizimit In Vitro.

Embrionet rrethohen nga një shtresë qelizore e quajtur zona pellucide, e cila ka rol mbrojtës për embrionin. Që embrioni të implantohet në uterus dhe të zhvillohet shtatzënia nevojitet që të largohet kjo shtresë qelizore.

Assisted hatching ndihmon embrionin të largojë zonën pellucide dhe të implantohet në uterus duke rritur shanset për shtatzëni.

Embriologët e kryejnë këtë teknikë me anë të një lazeri, i cili krijon një hapësirë të vogël dhe shumë të saktë në shtresën rrethuese të embrionit.

Assisted hatching mund të kryhet tek:

  • Embrionet e ruajtura në ngrirje
  • Pacientet që janë në moshë më të rritur
  • Pacientet që kanë patur tentativa të mëparshme të pa suksesshme me FIV.

Në klinikën tonë ne e aplikojmë Assisted hatching në të gjitha rastet e mësipërme, për t’ju dhënë pacientëve tanë shanset më të larta të mundshme për të arritur shtatzëninë.