08 Jan Barra jashtë mitre
Barra jashtë mitrës ose gravidanca ekstrauterine (GEU) është një episod i rrallë dhe ndodh atëherë kur veza e fekonduar implantohet jashtë hapësirës së mitrës, zakonisht në tuba.
Simptomat kryesore janë:
– Prania e dhimbjes së fortë në fund të barkut (zakonisht e lokalizuar në njërën anë)
– Hemoragjia vaginale
– Pulsi i shpejtë dhe i dobët
Në këto raste, pacientja duhet të drejtohet menjëherë në spital, pasi mund të jetë një barrë jashtë mitre që përbën rrezik për jetën e saj dhe kërkon ndërhyrje kirurgjikale.
GEU ndodh më shpesh në rastet e inflamacioneve pelvike kronike, te gratë me endometriozë ose ato që kanë bërë operacione pelvike si dhe në ato raste që kanë vendosur spirale për metodë kontracepsioni.
# # # # # # # # # # # # #