Bebe in vitro

Bebe in vitro

Në 25 korrik të vitit 1978, Lesli Braun pas 9 vitesh që përpiqej të arrinte një shtatzëni, lindi fëmijën e parë në botë të sjellë në jetë falë teknikave të fekondimit in vitro.

Sot, këto teknika janë zhvilluar me ritme shumë të shpejta dhe numri i fëmijëve të lindur nëpërmjet fekondimit in vitro është rreth 6 milion bebe në të gjithë botën.

Në vitin 2003, nën drejtimin e mjekut Orion Gliozheni, filloi për herë të parë në Shqipëri, proçesi i fertilizimit in vitro (FIV-ET), dhe sot numërohen mbi 1500 fëmijë të lindur me këto metoda.