Bebet nuhasin dhe shijojnë që para se të lindin

Bebet nuhasin dhe shijojnë që para se të lindin

Bebet mund të nuhasin dhe të ndjejnë shijen që në barkun e nënës rreth tremujorit të dytë të shtatzënisë.

Molekulat që mbartin shijet dhe aromat e veçanta të ushqimeve i transmetohen bebit me anë të lëngut amniotik nga i cili ai rrethohet.
Bebet kanë aftësnë që ti memorizojnë shijet dhe aromat që kanë perceptuar kur kanë qënë në uterus. Ata madje mund të krijojnë edhe parapëlqime për ushqime të caktuara me të cilat nëna mund të jetë ushqyer më shpesh, veçanërisht javët e fundit të shtatzënisë.