22 Maj Bebi dhe kafshët shtëpiake
Disa kafshë , si p.sh macja, mund të transmetojnë sëmundje të rrezikshme gjatë shtatzënisë si toksoplasmoza.
Megjithatë në mjaft famije që kanë mace ose qen nuk është shfaqur asnjë sëmundje nga prania e tyre. E rëndësishme është të ruhet higjena e duarve pasi keni përkëdhelur kafshët dhe të organizohen hapësirat e duhura për kryerjen e nevojave të tyre.
Mbajtja e kafshëve shtëpiake lidhet pozitivisht me peshën e shëndetshme dhe shëndetin mendor tek fëmijët. Ekspozimi me qenin gjatë vitit të parë të jetës ul tek ata rrezikun e azmës dhe alergjive.