19 Gus BI TESTI
Bi Testi është një test diagnostikues para lindjes i cili kryhet ndërmjet javës së njëmbëdhjetë dhe trembëdhjetë të shtatzënisë. ⠀
Ky test vlerëson rrezikun që fëmija të mbartë anomali gjenetike si psh. sindroma Down. Është një ekzaminim jo invaziv ku me anë të një mostre gjaku të nënës matet prania e hormoneve. Rezultatet më pas krahasohen me informacionin e dhënë nga ekografia abdominale dhe me variablat e tjerë (p.sh. mosha e nënës) për të përftuar informacion përsa i përket rrezikshmërisë për anomali kromozomike.