22 Mar Binjakët identikë
Binjakët identikë krijohen kur veza e fertilizuar ndahet në ditët e para të zhvillimit, për të dhënë dy embrione.
Embrionet ndajnë të njëjtin material gjenetik. Por, duke qënë se tiparet, përveçse nga gjenet varen edhe nga shumë faktorë të tjerë të jashtëm mjedisorë, binjakët “identikë” megjithëse quhen të tillë kanë të veçantat e tyre në dukje, në sjellje dhe në mënyrën se si funksjonon organizmi i tyre.
Mundësia për të lindur binjakë identikë është 1 në 250 lindje dhe shkaqet përse qeliza ndahet në dy mbeten ende të pashpjeguara qartë.