Binjakët jo identikë

Binjakët jo identikë

Në popullatën tonë rreth 8 në 1000 janë shtatzëni binjakësh jo identikë.

Shtatzania  e “dyfishtë” ndodh kur vezoret lëshojnë jo vetëm një vezë si zakonisht, por dy dhe që të dyja vezët fertilizohen nga dy spermatozoidë të ndryshëm. Për këtë arsye dhe gjinia e binjakëve jo identikë mund të jetë e ndryshme. Ata kanë secili placentën e tyre.

Nga ana gjenetike binjakët jo dizigotikë janë po aq të ngjashëm sa motrat dhe vllezërit që kanë lindur njëri pas tjetrit.

Lindja e binjakëve mund të jetë e trashëgueshme dhe nëna mund tja kalojë vajzës gjenin e hiperovulimit, pra aftësinë për të liruar më shumë se një vezë gjatë ovulimit dhe për rrjedhojë për të ngelur shtatzënë me binjakë.