05 Nën Biopsia e embrionit
Në video tregohen momente nga puna në laboratorin tonë të fekondimit in vitro gjatë proçedurës së biopsisë embrionale.
Kjo nënkupton shkëputjen e disa qelizave kur embrioni ka arritur stadin e blastocistit me qëllim analizimin e materialit gjenetik në brendësi.
Marrja e këtyre qelizave në mënyrën e duhur nuk e dëmton embrionin. Përkundrazi, shërben për të kontrolluar nëse embrioni ka numrin e duhur të kromozomeve ose prani të gjeneve me defekt të trashëguara nga prindërit.
Qëllimi final është që, nëpërmjet teknikave të fekondimit in vitro, të transferohen në mitrën e gruas vetëm embrione të shëndetshme, për të rritur mundësinë për një shtatzëni të suksesshme.