29 Dhj BIOPSIA EMBRIONALE
Biopsia embrionale është një procedurë që lejon identifikimin e anomalive gjenetike në embrionet e krijuara nëpërmjet fekondimit in vitro, përpara se këto embrione të transferohen në mitrën e gruas.
Ajo kryhet në rastet kur prindërit janë mbartës të një anomalie gjenetike. Nëpërmjet kësaj teknike, disa qeliza shkëputen nga embrioni pa e dëmtuar atë me qëllim analizimin e materialit gjenetik.
Qëllimi final është që, nëpërmjet fekondimit in vitro, të transferohen në mitrën e gruas vetëm embrione të shëndetshme dhe të rritet mundësia për një shtatzëni të suksesshme.
•
Në qoftë se dëshironi më shumë informacione në lidhje me këtë teknikë ju lutemi të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.