Biopsia embrionale

Biopsia embrionale

Biopsia embrionale është një procedurë që lejon identifikimin e anomalive gjenetike në embrionet e krijuara nëpërmjet fekondimit in vitro, përpara se këto embrione të transferohen në mitrën e gruas.

PGD është një test gjenetik i cili i mundëson çifteve me një sëmundje gjenetike të kenë pasardhës të shëndetshëm. Testi ndihmon në identifikimin e çrregullimit të një gjeni të vetëm tek embrioni.

Për të kryer këtë analizë nevojitet të merren disa qelizave nga embrionet. Në këtë mënyrë zgjidhen vetëm embrionet e shëndetshme për arritjen e një shtatzënie dhe shmangen sëmundje gjenetike që rrezikojnë ti kalojë fetusit të ardhshëm.

Për më tepër informacione mbi procedurat e fertilizimit in vitro dhe PGD, ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32 dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar.