02 Sht Biopsia embrionale
Biopsia embrionale është një procedurë që lejon identifikimin e anomalive gjenetike në embrionet e krijuara nëpërmjet fekondimit in vitro, përpara se këto embrione të transferohen në mitrën e gruas.
Nëpërmjet kësaj analize, disa qeliza shkëputen kur embrioni ka arritur stadin e blastocistit me qëllim analizimin e materialit gjenetik në brendësi.
Biopsia embrionale bëhet në rastin kur prindërit janë të ekspozuar ndaj një anomalie gjenetike, përshembull fibroza cistike, talasemia ose për të kontrolluar nëse embrioni ka numrin e duhur të kromozomeve.
Qëllimi final është që nëpërmjet teknikave të fekondimit in vitro, të transferohen në mitrën e gruas vetëm embrione të shëndetshme dhe të rritet mundësia për një shtatzëni të suksesshme.