Biopsia testikulare

Biopsia testikulare

Biopsia testikulare (në klinikën tonë aplikohet teknika e aspirimit testikular të spermatozoidëve-TESA) është një metodë që i vjen në ndihmë të gjithë meshkujve të cilët paraqesin azoospermi, pra mungesë totale e spermatozoidëve në spermë, pasi kryhet analiza e spermogramës.

Ka dy arsye pse në ejakulat mund të mos ketë spermatozoidë:

1.Nuk prodhohen nga testikujt.

2.Ka bllokim të kanaleve që nxjerrin spermën    jashtë.

Në rastin e dytë azoospermia cilësohet obstruktive dhe mund të jetë e lindur ose pasojë e ndonjë infeksioni, tumori  apo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Biopsia është një procedurë që shkakton dhimbje minimale tek pacienti, zgjat rreth 15 minuta dhe më pas mund të vazhdohen aktivitet ditore normale.

Spermatozoidët e gjetur mund të ngrihen ose të përdoren menjëherë për të injektuar vezët në kushte in vitro me anë të metodës së fertilizimit intracitoplazmatik të asistuar, ICSI.

Për më tepër informacione ju mund të kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333 për të rezervuar një orar dhe të kontaktoni mjekun specialist.