Blastocist në “hatching”

Blastocist në “hatching”

Fotoja e mësipërme tregon një embrion të zhvilluar në një kulturë in vitro në ditën e pestë. Embrioni është në stadin e blastocistit dhe ka filluar të dalë jashtë zonës mbrojtëse pelucide, çka njihet edhe si “lindja e parë” e embrionit.  Kjo dukuri e njohur si “hatching” është një tregues për një cilësi mjaft të mirë të embrionit. “Hatching”-u spontan i embrionit në zhvillim e sipër lidhet me shanse të larta për implantimin e tij të mëtejshëm në mitër.