Trashëgimia gjenetike e fëmijës tuaj, përcaktohet që në momentin e konceptimit. Gjysma e saj vjen nga veza dhe gjysma tjetër nga spermatozoidi. Pra fëmija është fryt i një proçesi të nderlikuar të kombinimit të gjeneve që vijnë nga të dy prindërit. Pavarësisht se kujt i ngjan fëmija,...

Menopauza fillon rreth moshës 45 dhe 55 vjeçare. Ndërsa gruaja gjendet në periudhën e menopauzës, nivelet e hormoneve si estrogjeni dhe progesteroni bien duke shfaqur simptomat si cikle menstruale të çrregullta apo ndryshimet në fluksin menstrual. Përpara, gjatë dhe pas menopauzës gratë duhet ti nënshtrohen ekzaminimit pelvik...

Disa nga arsyet përse një burrë do të ngrijë materialin e tij seminal janë: -Do ti nënshtrohet një vazektomie -Do i nënshtrohet trajtimeve si kimioterapia -Ka një gjendje shëndetsore e cila mund të çojë në infertilitet -Ka vështirësi në ejakulim në ditën e marrjes së vezëve gjatë teknikave të...

Amniocenteza mund të realizohet nga java e 15-të deri në javën e 20-të të shtatzënisë në rastet kur: -Fetusi paraqet rrezikshmëri të lartë për sindromin Down apo sindroma të tjera. -Ekografia tregon anomali të shoqëruara me çrregullime gjenetike Por si ndodh? Duke përdorur ekografinë si ndihmëse për të përftuar...

Gjatë çdo cikli menstrual të një gruaje në moshë riprodhuese, një vezë maturohet dhe lë vezoren, pra ovulon. Jetëgjatësia e vezës është rreth 24 orë. Në qoftë se gjatë këtyre 24 orëve veza takon spermën ndodh shtatzënia. Në të kundërt veza shpërbëhet në tubin e Falopit...

Një bebe e sapolindur mund të shohë 20 deri në 30 cm largësi, një largësi e mjaftueshme që bebi të shikojë figurat më të dashura si atë të nënës dhe të babait. Në distancë më të largët të sapolindurit mund të shohin vetëm hije pasi shikimi...

Çdo shtatzëni është e ndryshme dhe nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se si do të jetë shtatzënia e ardhshme. Gjithsesi nëse gjatë shtatzënisë të parë ka patur ndërlikime të tilla si lindja e parakohshme, presioni i lartë i gjakut, preeklampsia, diabeti gjestacional, kufizimi i...

LEEP (loop electrosurgical excision procedure)  është një procedurë që përdoret për të larguar nga cerviksi dhe vagina  qelizat jonormale apo prekanceroze. Qelizat jonormale mund të jenë rritje beninje ose polipe por mund të jenë edhe qeliza prekanceroze që mund të zhvillohen në kancer të qafës së...

ICSI (Intra-cytoplasmic sperm injection) është një procedurë që u zhvillua për ti ardhur në ndihmë teknikave të fertilizimit të asistuar veçanërisht kur cilësia e materialit seminal është e ulët. Më anë të kësaj metode embriologu përzgjedh spermatozoidët më të përshtatshëm duke vlerësuar morfologjinë dhe lëvizshmërinë e...

Strijat janë një manifestim i ndryshimeve të menjëhershme në lëkurë si rezultat i çrregullimeve hormonale dhe çarjes të strukturës së kolagjenit dhe elastinës. Strijat shfaqen në zona të ndryshme si gjoksi, pjesa e sipërme e kofshëve apo abdomeni dhe shfaqen tek pothuajse 90% e grave shtatzëna. Pavarësisht...

Kafka e fëmijës së palindur është e përbërë nga kocka të ndara të cilat ende nuk janë të lidhura tërësisht me njëra tjetrën. Kjo gjë bën që gjatë kalimit në kanalin e lindjes, koka e fëmijës të pësojë shtypje duke bërë që kafka e tij të...

Histeroskopia është një procedurë që mund të përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar gjakderdhjen e shtuar. Procedura lejon që mjeku të shohë kavitetin uterin me anë të histeroskopit, i cili është i pajisur me kamera për të përftuar pamjen e mureve të mitrës . Histeroskopia mund...

Infertiliteti është pamundësia për të konceptuar një shtatzëni pas një viti (ose më gjatë) të marrdhënieve seksuale  të  pambrojtura apo përjetimi i humbjeve të përsëritura të shtatzënive . Problemet e infertilitetit në çift mund të vijnë prej burrit dhe gruas së bashku ose prej vetëm njërit...

Ekzistojnë shumë mundësi përse një grua nuk arrin të mbetet shtatzënë. Si fillim duhet të dini që shtatzënia nuk arrihet menjëherë. 80% e çifteve mbeten shtatzënë 6 muaj pasi kanë filluar përpjekjet për të patur një fëmijë, ndërsa 90% e tyre do të kenë një shtatzëni...

Apirimi testikular është një procedurë mjekësore e thjeshtë dhe pa dhimbje që  mundëson marrjen e materialit seminal nga testikujt për tu përdorur për procedurat e fertilizimit in vitro - FIV. Kjo procedurë kryhet tek meshkujt të cilët nuk mund të ejakulojnë, kane kryer vazektomi  apo...

Androgjenet janë hormone të cilat kontribuojnë në rritje dhe në riprodhim si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat. Prodhimi i androgjenëve tek gratë zvogëlohet me rritjen e moshës. Në kohën kur një grua është 40 vjeç, nivelet e saj të androgjenëve janë rreth gjysma e atyre...

Gjatë shtatzënisë trupi ndryshon duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për fëmijën. Organizmi ka nevojë për më shumë gjak gjatë kësaj periudhe. Si pasojë e rritjes së numrit të qelizave të gjakut, nevojiten më shumë elementë si hekuri, vitamina B12 dhe acidi folik, mungesa e të...

PGD është një test gjenetik i cili i mundëson çifteve me një sëmundje gjenetike të kenë pasardhës  të shëndetshëm. Është një test që përformohet para implantimit të embrionit në mitër dhe kryhet gjatë procedurave të fertilizimit in vitro.  Testi ndihmon në identifikimin e çrregullimit të një...

Mbipesha ose obeziteti mund të ndikojnë në arritjen e një shtatzënie. Tek gratë, shëndetit i tëpërt çon në: -Çrregullime hormonale -Probleme me ovulimin -Cikël menstrual të çrregullt Rritja në peshë lidhet shpesh herë me sindromën e ovareve policistike, i cili është një shkaktar i zakonshëm i infertilitetit. Ndërsa tek meshkujt mbipesha...

Infeksionet mykotike vaginale shkaktojnë irritim, sekrecione vaginale të shtuara dhe djegie në zonën e vulvës dhe vaginës. Gjithashtu njihet edhe si kandida infeksioni mykotik që prek 3 nga 4 gra në çdo moment të jetës. Shumica e grave përjetojnë së paku 2 episode. Kandida nuk konsiderohet infeksion...