Inseminimi Intra Uterin (IIU) është një procedurë për trajtimin e infertilitetit në çift. Materiali seminal i partnerit përpunohet në laborator për të veçuar spermatozoidët më aktiv dhe me morfologji normale për të rritur shanset e një shtatzënie. Më pas, materiali seminal nëpërmjet një kateteri të hollë...

Human papilloma virus (HPV) i referohet një grupi virusesh. Ekzistojnë më shumë se 100 tipe, të paktën 40 prej tyre përhapen nëpërmjet kontaktit seksual dhe rrallë nga nëna tek fëmija me anë të lindjes vaginale. Disa lloje HPV shkaktojnë lythat gjenital dhe mund të çojnë në...

Ovodonacioni është një trajtim i riprodhimit të asistuar ku vezët e marra nga dhuruesja injektohen me spermatozoidët e partnerit të gruas që nuk arrin të krijojë vezë për shkaqet e mëposhtme: -Ka probleme ovariale -Ka humbje të cilësisë ovulare -Ka kryer disa cikle të FIV por vezët e...

Kolposkopia është teknika që përdoret për të vërejtur praninë e qelizave kanceroze në qafën e mitrës, vaginë apo në vulvë. Një instrument i quajtur kolposkop paraqet një pamje të zmadhuar të indit në cerviks, vaginë apo në vulvë. Gjatë kolposkopisë, mjeku mund të kryejë biopsinë e qelizave jonormale dhe të vendoset diagnoza e indit të marrë. Kolposkopia mund të përdoret për të diagnostikuar: - Lythat gjenitale - Inflamacioni i qafës së mitrës - Ndryshimet prekanceroze në indet e qafës së mitrës - Ndryshimet  prekanceroze në indin e vaginës - Ndryshimet prekanceroze të vulvës Kolposkopia është një procedurë e sigurt që mbart shumë pak rreziqe. Këtë ekzaminim mund ta kryeni pranë klinikës tonë, për më tepër informacione kontaktoni në numrat tel. +355 4 222 36 32  dhe cel. +355 67 27 33 333.    ...

Përpara se një çift të planifikojë një shtatzëni rekomndohet të kryhen disa analiza, ndër to është edhe spermograma për partnerin mashkull. Me anë të spermogramës analizohen parametrat e materialit seminal siç janë: - Përqëndrimi i spermatozoidëve - Volumi i materialit seminal - Lëvizshmëria e spermatozoidëve - Morfologjia⠀ Kushtet për të...

Pneumonia është një ndërlikim i ftohjes ose gripit të zakonshëm që ndodh kur infeksioni përhapet në mushkëri e cila konsiderohet një sëmundje serioze dhe potencialisht fatale për këdo. Disa grupe janë në rrezik më të lartë të ndërlikimeve. Kjo përfshin gratë shtatzëna. Pneumonia gjatë shtatzënisë quhet...

Tremujori i parë shoqërohet shpesh herë plot të përziera dhe gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të konsumoni mëngjesin, por nga ana tjetër kjo mund t’ju ndihmojë të ndjeheni më mirë. Po ju japim disa ide për të marrë energji dhe për të larguar...

Këto janë 6 shenjat kryesore të cilat tregojnë se ju jeni duke ovuluar dhe kjo është periudha me e përshtatshme për të mbetur shtatzënë: 1- Temperatura bazale e trupit tuaj bie dhe më pas rritet sërish. 2- Mukusi i qafës së mitrës bëhet më i qartë dhe...

Temperatura dhe ethet gjatë shtatzënisë nuk janë normale. Shaktari i këtyre simptomave mund të jetë bakterial ose virusal. Pasi përcaktohet patogjeni pas kryerjes së analizave në gjak bëhet edhe trajtimi përkatës. Antibiotiku përdoret në rastet e një infeksioni bakterial. Kujdes, gratë shtatzëna nuk duhet të marrin...

Nuk keni pse të hiqni plotësisht dorë nga kafeina nëse jeni duke pritur një fëmijë. Në të kaluarën, gratë shtatzëna këshilloheshin të shmangnin plotësisht kafen dhe format e tjera të kafeinës, por hulumtimet më të reja kanë zbuluar se sasitë e moderuara janë të sigurta. Gratë shtatzëna...

Proçesi i lindjes fillon me kontraktimet dhe përfundon me lindjen e bebit. Por përpara se të arrihet në kontraktimet e lindjes, trupi i gruas kalon në këto faza të cilat paralajmërojnë që lindja po fillon: •Pozicioni i fëmijës është më pranë pelvisit. •Qafa e mitrës zgjerohet. •Ngërçe dhe dhimbje...

Nëse keni një shtatzëni normale dhe të shëndetshme, mund të jetë e sigurt të udhëtoni me avion gjatë pjesës më të madhe të saj. Sidoqoftë, diskutoni planet tuaja të udhëtimit me mjekun tuaj përpara se të rezervoni fluturimin. Gjatë trimestrit të dytë - javët 14 deri 27...

Përgatitja që çifti ndjek kur i nënshtrohet proçesit të fertilizimit in vitro ka si qëllim final krijimin e embrioneve dhe transferimin e tyre në mitrën e gruas. Çifti informohet vazhdimisht për zhvillimin e embrioneve. Në varësi të numrit të vezëve të marra dhe cilësisë së embrioneve...

Klinika Gliozheni është e specializuar në ndjekjen e çiftit në kuadër të riprodhimit mjekësor të asistuar. Ne sygjerojmë rrugëtimin më të përshtatshëm për secilin çift që vjen pranë klinikës tonë dhe ndjekim ecurinë e tij hap pas hapi. Terapitë që i vijnë në ndihmë çifteve me...

Nëse jeni në të 40-at ose të 50-at, ju jeni në mesin e shumë grave të tjera që përjetojnë "mjegullën e trurit" - si një paaftësi e papritur për të kujtuar fakte, emra ose data të thjeshta. Kur merrni parasysh moshën tuaj, këto simptoma nuk nënkuptojnë...

LEEP (loop electrosurgical excision procedure) përdoret për të larguar nga cerviksi qelizat jonormale apo prekanceroze me anë të një ansë e cila luan rolin e bisturisë elektrokirurgjikale. Mjeku e rekomandon këtë procedurë kur vëren ndryshime në qafën e mitrës gjatë kolposkopise apo kur rezultatet e Pap...

Hormoni luteinizues luan një rol të rëndësishëm në funksionin dhe zhvillimin seksual. Vlerat e hormonit luteinizues tek fëmijët janë të ulta dhe fillojnë të rriten në pubertet. Tek gratë LH kontrollon ciklin menstrual, nxit clirimin e vezës nga vezorja pra ovulacionin. Tek burrat, çlirimi i LH nga...

Përafërsisht 15% -20% e shtatzënive të njohura klinikisht përfundojnë në abort spontan. Në 4 -8% të çifteve me humbje të përsëritur të shtatzënisë, të paktën njëri nga partnerët ka anomali kromozomike. Pasojat klinike të këtyre anormalive përfshijnë sterilitetin, abortet e përsëritura dhe lindjen e fëmijëve...