Toksoplasmoza është një infeksion i zakonshëm i shkaktuar nga paraziti T. gondii, por në rastin kur gruaja është shtatzënë ky infeksion bëhet tejet i rrezikshëm pasi mund të kalojë edhe tek fëmija. Në rast se bebi infektohet mundet ti shkaktohen probleme serioze shëndetsore si verbëri dhe...

Duke ndjekur teknikat e përditësuara në fushën e Riprodhimit Mjekësor të Asistuar ne mund të sygjerojmë rrugëtimin më të përshtatshëm për secilin çift që vjen pranë klinikës sonë duke ndjekur ecurinë e tij hap pas hapi. Në takimin e parë vendoset lidhja midis çiftit dhe mjekëve...

Gjatë javëve të para shumë gra shtatzëna ndjehen të lodhura dhe kanë një sërë shqetësimesh si në aspektin fizik dhe atë emocional. Problemet fizike përfshijnë: Lodhjen Të përzjerat dhe të vjellat Urinimin e shpeshtë Kapsllëkun Dëshirën për të konsumuar ushqime të veçanta. Rritjen e gjinjve Marrje...

Faktorët që ndikojë në dimensionet e fëmijës janë të shumtë, zakonisht ato janë në raport me përmasat trupore të prindërve por nuk është e thënë që të jetë gjithmonë kështu. Në lindje, pesha e bebeve meshkuj është mesatarisht  pak më e madhe se ajo e femrave. Në...

Klinika jonë ju ofron mundësitë më të mira bashkëkohore për diagnozën dhe trajtimin e problemeve të infertilitetit bashkëshortor. Jemi të përgatitur për ti asistuar si grave ashtu dhe burrave që paraqesin probleme të infertilitetit dhe që dëshirojnë të kenë fëmijë. Stafi jonë është i specializuar në të...

Në popullatën tonë rreth 8 në 1000 janë shtatzëni binjakësh jo identikë. Shtatzania  e “dyfishtë” ndodh kur vezoret lëshojnë jo vetëm një vezë si zakonisht, por dy dhe që të dyja vezët fertilizohen nga dy spermatozoidë të ndryshëm. Për këtë arsye dhe gjinia e binjakëve jo...

Bebi i ka të formuara shënjat e gishtërinjve që në javën e  9 ose të 12 të zhvillimit, kur gjendet ende në barkun e mamit. Shumë çifte ruajnë gjurmët e doçkave të vogla të të porsalindurit si një kujtim të bukur  të atyre ditëve të para...

Gjatë shtatzënisë ndodhin ndryshime fizike dhe psikologjike, që lidhen me gjëndjen e re të organizmit, me stresin, përgjegjësinë dhe ankthin për beben që do të lindë. Ekipi i klinikës tonë do t’ju sqarojë me kompetencë për çdo pyetje apo paqartësi që keni dhe do t’ju ofrojë...

Vajzat dhe gratë mund të gjejë pranë Klinikës Gliozheni mbështetjen e nevojshme gjatë çdo faze të jetës së tyre duke filluar nga puberteti, adoleshenca, lindja e fëmijëve dhe jeta riprodhuese, menopauza dhe postmenopauza. Ne ju ofrojmë shërbim të kualifikuar nga një staf profesional, të  cilët asistohen...

Mbipesha dhe obeziteti kanë ndikim të madh në shëndetin riprodhues. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, indeksi i mases trupore më i madh ose i barabartë me 25 kg/m2, konsiderohet si mbipeshë, kurse ai më i madh se 30 kg/m2  si obezitet. BMI-ja llogaritet duke pjestuar peshën me...

Cistet e vezoreve janë xhepa ose masa të mbushura me fluide në vezore ose në sipërfaqe të saj. Normalisht vezoret rrisin çdo muaj folikula, të cilat prodhojnë hormone dhe lirojnë vezën kur ovulon. Këto quhen ciste funksjonale, rrallë herë mund të shkaktojnë shqetësime dhe zhduken brenda...

Edukimi prenatal është një pikë mjaft e rëndësishme në mbështetje për një shtatzëni të suksesshme.⠀ ⠀ Ky edukim është një domsodoshmëri në jetën e një gruaje shtatzënë duke ndihmuar në:⠀ ⠀ • Ruajtjen e një stili të shëndetshëm jetese. ⠀ ⠀ • Menaxhimin e situatave stresuese.⠀ ⠀ • Ndjekjen e dietës së duhur...

Dita e madhe po afron dhe ju duhet të bëni të gjitha përgatitjet e nevojshme për të pritur ardhjen e bebit. Të qenurit gati për maternitet, me të gjitha gjërat që duhen për vete dhe për bebin, do të të ndihmojë të qëndrosh e qetë. Në të do të marrësh të gjitha gjërat e nevojshme si këmishë nate, bluza të gjera, peshqirë, kapse flokesh, çantën tënde të tualetit, kremrat, peceta higjenike, të brendëshmet,sytjena për ushqyerjen me gji, si dhe më kryesoret, rrobat e bebit të cilat duhet të jenë të rehatshme dhe...

Ndotja e ajrit ka efekte po aq të dëmshme sa dhe duhanpirja.⠀ ⠀ Disa nga efektet e padëshiruara mundet të jenë  lindja premature, lindja e bebit me peshë nën normë dhe në raste të rralla mundet të çojë deri në abort.⠀ ⠀ Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, 2 bilion fëmijë janë të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit dhe jetojnë në një ambjent 6 herë me të...

1- Qëndro e hidratuar.⠀ Uji mbush çdo qelizë të trupit tonë. Nëse nuk pini ujë mjaftueshëm qelizat do të dehidratohen duke formuar strijat.⠀ ⠀ 2-Vaji i peshkut.⠀ Omega 3 i ndodhur në vajin e peshkut ndihmon në rigjenerimin e lëkures suaj. Ai mban qelizat ehidratuara dhe ndihmon në largimin e toksinave të tepërta.⠀ ⠀ 3-Shmang ujin shumë të nxehtë.⠀ ⠀ Uji i...

1.Gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, mundet të flini nga të dyja anët, por ana e majtë preferohet si për ju dhe bebin tuaj.⠀ ⠀ 2.Fjetja në anën e majtë siguron furnizimin e duhur me gjak dhe nutrientë tek placenta (më pak presion tek vena cava) si dhe stimulon funksionimin e duhur të veshkave e cila lejon si rrjedhojë më pak fryrje tek këmbët, kyçet dhe duart tuaja. ⠀ 3.Fjetja me kurriz vështirëson frymëmarrjen duke e bërë gjumin disi të vështirë.⠀ ⠀ 4.Mundet të siguroni jastëk tëposatçëm për të mbajtur njëpozicion të rehatshëm gjatëfjetjes.⠀ ⠀ 5.Sygjerohet veshja e rrobave të gjëra prej pambuku.⠀...

Shumë gra gjatë shtatzanisë kanë dëshira për ushqime apo kombinime të ndryshme të cilat mundet edhe të jenë disi të çuditshme. Disa prej tyre:� Nevoja për salcë pikante në të gjitha ushqimet. Për shëmbull në purenë e patateve, pica, sallatë, etj… Nepsi për djathë dhe lëng frutash të...

Në vizitën e parë që do të kryejë shtatzëna,  do ti merret një kampion gjaku nga venat e krahut për të bërë disa analiza të rëndësishme për shtatzëninë. Për shëmbull, duhet përcaktuar patjetër që në fillim grupi i gjakut sipas sistemit AB0 dhe Rhezusi. Në vazhdimësi, në...

Gjatë shtatzënisë  duhet të konsumohen më shumë proteina dhe një sasi më e lartë e kalçiumit për të përmbushur edhe nevojat e fetusit në rritje. Qumshti dhe nënproduktet e tij: - Përmbajnë proteina esenciale të cilat merren vetëm nëpërmjet ushqimit si  për shëmbull, kaseina. - Janë burimi më...