Orion Gliozheni

NË PRITJE TË NJË BEBEJE

Prof. Dr. Orion Gliozheni është obstetër-gjinekolog. Shef Shërbimi në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” në Tiranë.

Ai është nga specialistët më të njohur në këtë fushë. Profesor në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka një kontribut të madh në fushën e shëndetit të nënës e fëmijës në vendin tonë. Është autor i shumë librave e artikujve shkencore dhe didaktikë.

Libri flet për një nga ngjarjet më emocionuese që një çift kalon gjatë jetës së tij, atë të lindjes së një fëmije. Ai është një guidë e plotë mbi shtatzëninë dhe problemet e saj. Libri është ndërtuar në formën e pyetjeve e përgjigjeve, të cilat sqarojnë të gjitha dyshimet e të panjohurat që prindërit e ardhshëm kanë nevojë të dinë. Për të jetuar shtatzëninë në mënyrën e duhur dhe për të përgatitur sa më me qetësi ardhjen e bebes së tyre.

Me informacionin e bollshëm bashkëkohor, ai do t’ju shoqërojë gjatë gjithë shtatzënisë suaj. Që nga momenti që keni mbetur shtatzënë, javët e para deri në momentin e lindjes. Ai do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve tuaja mbi zhvillimin e shtatzënisë. Shëndetin tuaj dhe atë të fëmijës suaj. Gjithashtu ndjekjen mjekësore, ushqyerjen, lindjen dhe javët e para pas lindjes.

Këshillat praktike janë fryt i një eksperience të gjatë të autorit në këtë fushë. Ato do t’ju ndihmojnë për të zgjeruar njohuritë tuaja. Për të bërë zgjedhjet e duhura në çdo hap të shtatzënisë apo lindjes.